Përse Ramos po luan me këpucë të zeza?!

159

Sergio Ramos po vazhdon të luajë me këpucë të zeza, me ç’rast nënkupton se ai ende nuk ka arritur asnjë marrëveshje me ndonjë kompani të veshjmbathjeve sportive. Deri më tani reprezentuesi spanjoll ka qenë nën kontratë me gjigantin amerikan Nike, por tashmë kontrata ka skaduar dhe palët ende nuk kanë gjetur ndonjë gjuhë të përbashkët, transmeton Gazeta Sheshi.

Adidas, Puma, Joma, New Balance dhe Ander Armour janë kompanitë që i kanë ofruar gjithashtu një kontratë të majme mbrojtësit madrilien për ti prezantuar ato në veshmbathjet sportive.

Aktualisht Ramos luan me këpucë ngjyrë të zeza të cilat janë krijuar nga Adidas, megjithëse nuk ka ndonjë emblemë që indentifikon kompaninë.

/Gazeta Sheshi/