Përqafimi sjell lumturi

86

A e ndjeni se jeni më të lumtur kur jepni një përqafim? Epo kjo është e vërtetuar, përqafimi është ilaçi më i mirë pasi i bën njerëzit të qeshin dhe i shëron ata. Përqafimi është lumturi.

Vetëm nëpërmjet një përqafimi do të ndiheni më të lumtur dhe do të keni më shumë besim te të tjerët.

Oksitocina është një nga neurotransmetuesit më të fuqishëm në trurin tonë. Ajo kërkon teknika stimuluese të veçanta për t’u çliruar në mënyrë natyrale. E mesa duket një ndër ta është përqafimi.

Efektet pozitive të oksitocines përfshijnë uljen e shtypjes së gjakut, uljen e niveleve të stresit të cilat i referohen hormonit të quajtur kortizol.

Sipas disa studimeve nga Universiteti i Karolinës Veriore, në rastet që njerëzit përqafohen për më shumë se 20 sekonda, çlirohet oksitocinë, ndryshe i njohur si hormoni i dashurisë, dhe si rrjedhojë personi ka ndjenja pozitive dhe rrit besimin që ka ndaj të tjerëve.

Kjo do të thotë që nëpërmjet një përqafimi do të ndiheni më të lumtur dhe do të keni më shumë besim te të tjerët.

Përqafimet forcojnë sistemin imunitar, ulin ndjesinë e vetmisë, relaksojnë muskujt dhe rrisin vetëvlerësimin.

Tani që i dini mrekullitë e përqafimit, shkoni dhe përqafoni njerëzit dhe lëreni që magjia e përqafimit të shpërndahet.