Përplasje pas ndeshjes Drenica – Besa, trajneri Devolli e futbollisti Maliqi sqarojnë gjithë situatën

661
Bledar Devolli, kryetrajner i FC Drenicës

Drenica është njëra ndër skuadrat me rezultatet më të dobëta në këtë edicion të Superligës së Kosovës

Skuadra nga Skenderaj nuk ka arritur që as sot ndaj Besës të fitoi me ndeshjen që përfundoi pa gola, 0 me 0.

Ishte një ndeshje që përfundoi pa gola, por siç duket është shoqëruar me disa probleme pas përfundimit të saj.

Sipas Gazetës Olle pas ndeshjes nxenë edhe gjakrat në fushë, teksa brenda terrenit hyri edhe trajneri i Drenicës që ishte i pezulluar për këtë takim, Bledar Devolli dhe disa pjestarë të kryesisë së skuadrës që tentuan t’i sulmojnë futbollistët e Besës.

Futbollisti i Besës, Bekim Maliqi, tha se këto pretendime janë të vërteta dhe se dikush nga kryesia ka tentuar që ta sulmoj atë.

“Këto pretendime janë të vërteta. Një person i veshur me rroba të Drenicës ka tentuar që të më sulmoi mua me pretekstin që unë e kam sulmuar një futbollistë të Drenicës, gjë që nuk ka qenë absolutisht e vërtetë” tha Maliqi për GazetaBlic Sport.

Trajneri i Drenicës, Bledar Devolli, u tha se e ofendoi futbollistin tjetër të Besës, Agon Xhaka.

Megjithatë, në një prononcim për GazetaBlic Sport, Devolli tha se nuk asgjë të vërtetë në këtë mes dhe se ai nuk e ka ofenduar askënd.

“Nuk janë të vërteta këto që po thuhen. Unë nuk e kam ofenduar e as sulmuar asnjë futbollist, madje janë edhe pamjet televizive ku mund të shihet gjithçka. Në fushë kam zbritur vetëm të përshendetëm me gjyqtarët e ndeshjes” tha Devolli.

Ndërsa, pak me parë edhe gardiani i Drenicës, Arion Ymeri në një prononcim të shkurtër për “Sheshin” ka mohuar të ketë zënkë me sulmuesin Festim Haxhiu.

Ymeri mohon zënkën me Haxhiun, sqaron edhe gjithë situatën