Përparim Islami ndahet me Prishtinën

Përparim Islami edhe zyrtarisht është ndarë me Prishtinën.

Mbrojtësi i njohur ka shkëputur kontratën me kryeqytetasit me marrëveshje të dyanshme dhe tani është futbollist i lirë.

Ja postimi i plot i Islamit në Facebook:

Aventura ime me FC Prishtinën mbyllet sot. Ka qenë kënaqësi dhe privilegj për mua si futbollist, që ta bart fanellën me shumë peshë të një klubi të madh si Prishtina. Jam shumë i lumtur që arritëm ta fitojmë Kupën e Kosovës në një edicion aspak të lehtë. Falënderoj kryesinë e klubit, trajnerët dhe të gjithë futbollistët me të cilët kam luajtur, e në veçanti tifozët ‘PLISAT’ të cilët gjithmonë na kanë qëndruar afër. Me respekt: Përparim Islami.