Permbytet edhe Prizreni

84

Njihet si ndër qytetet më të pastra në Kosovë, por shiu i rrëmbyeshëm që sot po bie gati në gjithë territorin e Kosovës, duket se edhe Prizrenit po i sjell probleme.

Disa nga pusetat në rrugët e qytetit janë duke shkaktuar vështirësi për vozitësit e automjeteve.

Edhe në këtë qytet po ka vështirësi për shkak të qarkullimit pas të reshurave të mëdha. /KosovaPress/