Përmbysje spektakolare e Romës, Arsenali e pëson në fund, ja rezultatet komplete

107

Janë luajtur 4 ndeshjet e para për çerekfinalet e Ligës së Europës, ku nuk kanë munguar edhe rezultatet pozitive.

Roma ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë, teksa ka mposhtur me përmbysje Ajaxin, me rezultatin 1-2. Holandezët e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e një goli, por në pjesën e dytë verdhekuqtë përmbysën gjithçka, me golat e Pelegrinit dhe Ibanez.

Arsenali është shtangur në shtëpi nga Slavia Pragë, ku aktivizohet edhe ish-sulmuesi i Skënderbeut, Piter Olanka. Londinezët zhbllokuan sfidën në minutën e 86’, teksa kaluan në avantazh me Pepe, por çekët barazuan shifrat në minutën e 94 me Holes.

Manchester United nuk ka zhgënjyer në transfertë ndaj Granadës, teksa ka triumfuar me rezultatin 0-2, falë golave të Rashford dhe Bruno Fernandez.

Fitore ka korrur edhe Villarreali që ka mposhtur mimimalisht Dinamon e Zagrebit në transfertë.