Përmbyset barka, mbytet peshkatari 34 vjeçar

162

Përmbysja e barkës ka qënë fatale për një person, i cili është mbytur. Bëhet fjalë për një peshkatar 34 vjeçar, i cili është mbytur e ndërsa shoku i tij ka mundur të dilte në breg.

Në derdhje të Bunës, Velipojë, Shkodër, shtetasi me iniciale A.Ll. 34 vjeç, lindur në Lezhë dhe banues në fshatin Pulaj, Velipojë, Shkodër, është mbytur duke peshkuar me varkë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/