Përleshen Tottenham dhe Arsenal, përfiton Leicesteri

102

Derbi i Londrës ka përfunduar pa fitues, derisa Tottenham Hotspur dhe Arsenal kanë ndarë pikët, derisa kanë luajtur 2-2 në White Hart Lene, transmeton Gazeta Sheshi.

Miqtë kaluan në epërsi përmes Aaron Ramsey në pjesën e parë të lojës, derisa spektakli ishte rezervuar për fraksionin e dytë të lojës.

Fillimisht, Coquelin u ndëshkua me karton të kuq për Arsenalin në minutën e 55-të dhe 5 minuta më vonë mbrojtësi Alderveireld barazoi për Totenhemin…
Vetëm dy minuta pas golit të barazimit, Harry Keane shënoi edhe golin e avantazhit për “Gjelat”.

Mirëpo, drama nuk përfundon këtu. Topçinjtë nuk lejuan të dalin kokë ulur nga White Hart Lane, duke barazuar rezultatin nëpërmjet Alexis Sanchez në minutën e 76.

Deri në fundin e ndeshjes dy skuadrat kishin mundësi për të realizuar, mirëpo rezultati mbeti i pandryshuar, përcjell Gazeta Sheshi.

Kështu, Tottenham mbetet në pozitën e dytë me 55 pikë, ndërsa Arsenal në të tretën me 52. Leicester City vazhdon të kryesojë Ligën Premier me 57 pikë dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar.

/Gazeta Sheshi/