Perla e radhës nga Tare, shet 17 milionë euro mbrojtësin që e mori falas

Igli Tare tashmë nuk ka më nevojë për shumë komplimente, sepse puna e tij flet vetë: Lacio është kthyer në një industri fitimprurëse falë punës së tij të shkëlqyer dhe zgjuarsisë së presidentit Klaudio Lotito, i cili i ka besuar verbërisht prej vitesh.

Sot ka ardhur prova e radhës se Tare është një ndër drejtorët sportivë më të mirë në qarkullim, sepse shqiptari realizoi një supershitje: Uesli Hut u transferua te Sauthemptoni, për 17 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset.

Mbrojtësi holandez shkoi te Lacio dy vite më parë, falas, nga AZ Alkmaar, ndaj tashmë Lacio nxjerr një fitim kolosal.