Përjashtohet Andrea Pirlo, nuk thirret për çështje teknike

128

“Nuk kishte ndodhur më parë që Andrea Pirlo të lihej jashtë listës së të thirrurve nga trajneri për arsye teknike që kur shkoi në SHBA”.

Kjo ka ndodhur me futbollistin e njohur italian me skuadrën e tij të New York City sipas asaj që raporton gazeta më të madhe sportive në Itali “La Gazzetta dello Sport”.

Ekipi i Pirlos nuk po kalon një moment të mirë dhe në gjashtë ndeshjet e fundit ka marrë 3 pikë, tre barazime dhe tre humbje.

Në ndeshjen e fundit ndaj Filadelfias Pirlo nuk u thirr nga trajneri Patrik Viera dhe ekipi humbi sërish me rezultatin 2-0.

Italiani ka qenë gjithmonë i kërkuar në skuadrën e tij dhe që prej kohës që shkoi të luante jashtë kontinentit është zëvendësuar vetëm një herë, por ndryshe ndodhi në ndeshjen e fundit.

“Mjeshtri” siç e quajnë në Amerikë nuk u përfshi me ekipin dhe kjo sipas shtypit italian ka dhënë efektet e saj në rezultatin përfundimtar.

Nga ana e tij, trajneri është justifikuar dukë thënë se ‘duhet të zgjedhë më të mirët për skuadrën e tij’.