Përjashtohen modelet nga stadiumi pasi treguan gjoksin gjatë këtij takimi (VIDEO)

Quhen Xhulia Rous dhe Lauren Samers dhe kanë hyrë në histori sepse në finalet e kampionatit amerikan të bejsbollit (MLB) mes Hjuston dhe Uashington, u shfaqën në televizion kombëtar duke treguar gjoksin për të shpërqendruar gjuajtësin kundërshtar e tani janë përjashtuar nga çdo stadium.

Dy modelet e njohura në rrjetet sociale në SHBA, u kapën nga kamerat teksa po mundoheshin të shpërqendronin në këtë mënyrë Gerrit Kol, meqë ishin ulur në rreshtat e parë pikërisht përballë tij.

Lojtari ndërpreu gjuajtjen për disa çaste, ndërsa më pas vazhdoi rregullisht lojën.

Por për dy modelet ky gjest nuk kishte një fund të lumtur, edhe pse në fakt u ka shtuar brenda natës qindra mijëra ndjekës në rrjetet sociale.

Ata bënë të ditur se të dyja kishin marrë një shkresë nga MLB ku u komunikohej se ishin përjashtuar për një periudhë të pacaktuar nga stadiumet në aktivitetet që organizon.