​Kurti i përgjigjet Zhbogarit: Zajednica ka vdekur

168

Ish lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur deklaratave të përfaqësuesit të BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, lidhur me Asociacionin, duke thënë se kjo marrëveshje nuk kalon, dhe se opozita nuk do ta lejojë ringjalljen e saj.

Në një konferencë për media të Levizjes Vetevendosje ku u kundërshtua arrestimi i kryetarit të partisë, Visar Ymeri, u kërkua që ky i fundit dhe të gjithë deputetët e aktivistët e tjerë të kësaj partie të lirohen sa më parë.

“Zajednica ka vdekur për shkak të mbi 205 mijë qytetarëve që e nënshkruan peticionin kundër saj, për shkak të protestave e manifestimeve anë e mbanë Kosovës, posaçërisht të atyre protestave të 9 janarit dhe 17 shkurtit, për shkak të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të 23 dhjetorit të vitit të kaluar që konstatoi se, secilit prej 7 kapitujve të Zajdenicës, duke filluar nga korniza ligjore e deri tek dispozitat përfundimtare e të përgjithshme, e kanë shkelur Kushtetutën, gjithsej në 23 nene. Ajo çka bëjmë ne tash është se nuk e lejojmë ringjalljen e Zajednicës. Ata të cilët flasin për zbatimin e Zajednicës në fakt flasin për ringjalljen e saj. Ne dëshirojmë që Kosova të bëhet Kosovë shtet anëtar i BE-së, të përqafoje vlerat evropiane, mirëpo me Zajednicë brneda ne nuk mund të ecim përpara drejt BE-së”, tha ai.