Përfundon drama në “Sezai Surroi”, ky është rezultati i ndeshjes Bashkimi – Prishtina

343

Sigal Prishtina është kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës, në basketboll pasi ka mposhtur Bashkimin me rezultatin 99:88.

Kryeqytetasit janë kthyer të shtunën në palestrën “Sezai Surroi”, duke i shkaktuar humbjen e 11 sezonale skuadrën nga Prizreni.

“Bardhekaltërit” në dy periudhat e para ishin më të mirë se vendasit duke arritur që në pushim të shkojnë me nëntë pikë dallim 49:40.

Loja e mirë e kryeqytetasve vazhdoi edhe në dy periudha e fundit. Në çerekun e tretë prizrenasit arritën të riktheheshin duke e ngushtuar rezultatin në 65:61.

Në 10-të minutat e fundit më të mirë u treguan mysafirët që arritën ta fitonin këtë takim me 11 pikë dallim, 99:88.