Përfundojnë në disiplinor shumë lojtarë: Ofendime në drejtim të gjyqtarëve dhe ndërhyrje brutale

846

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë kanë diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës dhe të xhiros së 16-të në Ligën e Parë, shkruan Gazetasheshi.com

Komisioni i Garave bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve lidhur ka vendosur që të hap inicim disiplinor.

Më poshtë i gjeni të gjitha inicimet disiplinore:

-ndaj lojtarit të FC “Prishtina” me nr të fanellës 5, Lumbardh Dellova nr ID 000161M99. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes Trepça’89-Prishtina, derisa lojtarët ishin drejtuar zhveshtoreve  provokon përfaqësuesit e KF “Trepça’89” me gjeste josportive, banale dhe të pahijshme, duke nxitur reagim të ashpër të përfaqësuesve të KF “Trepça’89“. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes.

-ndaj kryetarit të KF “Trepça’89” , Abedin Zeka; Motivi: Në prononcim për media drejton akuza të pabaza ndaj organeve të FFK-së.

-ndaj FC “Llapi“; Motivi: Lëshim në organizmin e ndeshjes Llapi-Ballkani. Lejohen shikues në tribuna në kundërshtim me masat anti-Covid 19, si dhe nga min 86’ hedhje e organizuar e topave në fushë. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes.

-ndaj portierit të FC “Llapi” Marijan Çoriç me nr fanelle 1dhe nr ID 023408M95; Motivi: Ndërhyrje  e palejuar jashtë zonës së rreptësisë duke ia pamundësuar   kundërshtarit mundësinë e shënimit të golit dhe nga gjyqtari ndëshkohet me karton të kuq. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes.

-ndaj lojtarit të KF “A&N”, Arbutrint Morina me nr fanelle 18 dhe nr ID 002272M93; Motivi: Shanë gjyqtarin kryesor në ndeshjen A&N-Dukagjini (Grupi A). Gjyqtari kryesor e ndëshkon me karton të kuq. Sipas raporteve të zyrtarëve  të ndeshjes.

-ndaj lojtarit të KF ”Dukagjini“ Ilir Syla me nr fanelle 6 dhe nr ID 002267M95; Motivi: Ndërhyrje e palejueshme ndaj lojtarit kundërshtar, në ndeshjen A&N-Dukagjini. Gjyqtari kryesor e ndëshkon me karton të kuq. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes.

-ndaj ndihmëstrajnerit të KF “Dukagjini”, Artan Luzi nr ID 009724M71; Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes ka provokuar kryetrajnerin e skuadrës vendase Megzon Visoka, duke e nxitur situatën, eskalimi i së cilës është evituar pas ndërhyrjes së kryetrajnerëve. Sipas raportit delegatit të ndeshjes.

-ndaj ndihmëstrajnerit të KF “Vëllaznimi”, Haxhi Kurhasku me nr ID 009817M70; Motivi: Në minutën e 85’ të ndeshjes Vëllaznimi-Malisheva (Grupi A) ofendoi asistentin e parë Ardian Ismajli. Sipas raportit të referit kryesor.

-ndaj KF “Vëllaznimi”; Motivi: Lëshim në organizim të ndeshjes, mos respektimi i masave anti Covid 19 si dhe zhvillimi i punimeve ndërtimore brenda stadiumit (tribuna) gjatë ndeshjes. Sipas xhirimeve televizive.

-ndaj lojtarit të KF “Onix” – Banjë, Albert Dreshaj me nr fanelle 8 dhe nr ID 000590M89; Motivi: Ndërhyrje brutale ndaj lojtarit kundërshtar për çka është ndëshkuar me karton të kuq. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Vushtrria-Onix (Grupi A).

-ndaj portierit të KF “Liria“, Armend Ruxhi  me nr fanelle 1 dhe nr ID 001266M85; Motivi: Lojë me dorë jashtë zonës së rreptësisë, duke e mohuar mundësinë e shënimit të golit. Gjyqtari e ndëshkoi me karton të kuq. Sipas raportit të referit të ndeshjes Liria – Drenasi (Grupi A).

-ndaj zyrtarit të KF “Vllaznia“ Pozharan, Arsim Ostergllava; Motivi: Ofendoi gjyqtarin kryesor në ndeshjen Vllaznia-KEK-u (Grupi B) me ç’rast  u ndëshkua me karton të kuq. Sipas raportit të referit kryesor.

/Gazeta Sheshi/