Përforcohet Drita, kërkon titullin dhe Evropën (Foto)

741

Klubi hendbollistik Drita në konkurrencën e meshkujve vazhdon të përforcohet për edicionin e ri, duke kërkuar njëkohësisht edhe daljen në arenën ndërkombëtare.

Së fundmi, gjilanasit kanë trasferuar Florim Hoxhën dhe Flakrim Beqirajn, shkruan Gazeta Sheshi.

Në total, numri i përforcimeve te Drita ka shkuar në shtatë.

Me këtë rast, kryetari i klubit, Luan Sllamniku ka theksuar se me këto përforcime synohet titulli dhe dalja në arenën ndërkombëtare.