Përforcimi i Llapit kalon në Shqipëri

270

Alban Rexhepi arriti marrëveshje njëvjeçare me Llapin, madje stërviti për disa ditë te skuadra e Tahir Batatinës, por ai nuk do të jetë më pjesë e këtij klubi.

Mesfushori i krahut do të rikthehet të skuadra shqiptare e Laçit, aty ku kishte bërë karrierë para disa sezoneve.

Arsye e kalimit në Shqipëri janë kushtet më të mira financiare.

Burime të Gazetës Sheshi njoftojnë se lojtari nesër do t’i bashkohet Laçit në stërvitje.

Rexhepi edicionin e fundit luajti për Gjilanin dhe ishte njëri nga më të mirët.