Përforcimet dhe largimet, ky pritet të jetë formacioni i Prishtinës në Ligën e Evropës

Foto: fcprishtina.com

Kundërshtari i Prishtinës në raundin paraeliminator është skuadra e tretë e kampionatit të Gjibraltarit, St Joseph’s.

Ndeshja e parë zhvillohet në Prishtinë më 27 qershor në stadiumin e qytetit – ndeshja e dytë më 4 korrik.

Prishtina deri më tani i ka ofruar tre lojtarë cilësorë. Ahmed Januzi, Endrit Krasniqi dhe Kreshnik Uka, janë veshur bardhëekaltër.

Por si do të ndryshojë Prishtina dhe a do të luajnë këtë tre lojtarë?

Më gjasë po.  Mbrojtja nuk ndryshon dhe mbetet pika e fortë e Prishtinës, shkruan Gazeta Sheshi.

Foto: fcprishtina.com

Me Diar Miftarajn në mesfushë do të luajë Endrit Krasniqi.

Kreshnik Uka pritet të luajë në krahë, së bashku më Gauthier Mankendan. Në mes Meriton Korenica që po punon të kthehet me kohë.  Në sulm do të luajë Ahmed Januzi.

Prishtina kërkon ta kalojë turin e parë, për ta parë kundërshtari dhe për të tentuar diçka më shumë. /Gazeta Sheshi/