Përforcimet dhe largimet, ky pritet të jetë formacioni i Feronikelit për Evropë

Feronikeli e ka mësuar kundërshtarin e parë në fazën paraelimantore të Ligës së Kampionëve.

Feronikeli do të përballet me skuadrën nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps.

Ndeshja ndaj Lincoln Red Imps, do të zhvillohet më 25 qershor, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Feronikeli ka vazhduar me të gjithë lojtarët që e bartën barrën kryesore në skuadër edicionin e shkuar, ndërsa emri i vetëm si përforcim është ai i Argjend Malajt.

Një pozitë ku Zekerija Ramadani ka bërë shumë eksperimente sezonin e shkuar, duke luajtur me Met Millakun, Albutrint Morinën e Berat Ahmetin, që tashmë është larguar, shkruan Gazeta Sheshi. Ai pritet ta zë një vend në formacion.

Pas disa gabimeve, por formës së mirë me Kosovën U-21, në portë pritet të kthehet Florijan Smakiqi.

Mbrojtja dhe sulmi nuk do të ndryshojnë.

Arbër Potoku dhe Jetmir Topalli që kanë ardhur si huazim do të qëndrojnë në bankë.

Feronikeli e ka për qëllim ta kalojë fazën paraelimnatore për të kërkuar të shkojë edhe më tutje varësisht rezultatit. /Gazeta Sheshi/