Xhiro e 15-të në kampionatin elitar të futbollit kosovar do të hapet të shtunën me ndeshjen ndërmjet Besës së Pejës dhe Prishtinës, që zhvillohet në Brestovik, dhe do të jetë e vetmja që do të luhet këtë ditë, shkruan Gazetasheshi.com.
Kjo ndeshje nis prej orës 13:00, kurse te Prishtina kanë insistuar se për asnjë moment nuk bën të nënvlerësohet ekipi i Besës. Besa në tetë ndeshjet e fundit nuk di për fitore, kurse në tri përballjet e fundit ka pësuar humbje.
Madje, në dy duelet e fundit, ekipi pejan ka pranuar nga katër gola.
Besa renditet e fundit në tabelë me vetëm gjashtë pikë të mbledhura, derisa Prishtina është e katërta me 21 pikë dhe në këtë duel futet pas një serie prej tri fitoreve e një barazimi në katër ndeshjet e fundit.
/Gazeta Sheshi/