Perandori i Japonisë kërkon të largohet nga posti

187

Perandori i Japonisë 82 vjeçari Akihitoka ka kërkuar që të largohet nga posti për shkak se mosha ia ka vështirësuar përmbushjen e detyrave.

Këto komente ai i bëri gjatë një fjalimi televiziv për publikun. Ai nuk e kishte thënë troç se donte të hiqte dorë, pasi mund të interpretohej si ndërhyrje politike.

Kryeministri Shinzo Abe tha se qeveria do t’i marrë seriozisht fjalët e Perandorit dhe se do diskutojë për çështjen.

Akihito ka qenë në fron në Japoni që nga vdekja e babit të tij, Hirohito në vitin 1989.