Për shkak të Rrahmanit, presidenti i Napolit “kapet” me Gattuson

1069

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis është përplasur me trajnerin e skuadrës, Gennaro Gattuso.

Këtë lajm e ka bërë të ditur gazeta italiane, “Gazzetta dello Sport”, shkruan “Zeri.info”.

Sipas gazetës në fjalë, De Laurentiis është përplasur me Gattuson për shkak të menaxhimit të çështjeve të Nikola Maksimoviqit dhe Elseid Hysajt.

I pari i klubit italian kërkon nga Gattuso të mos aktivizohen Hysaj dhe Maksimoviq.

Tutje, ai do të që të luajë më shpesh futbollisti i Kosovës, Amir Rrahmani.

Napoli e transferoi Rrahmanin në verën e kaluar nga Hellas Verona për 18 milionë euro.