Për shkak të Covid-19, ndeshja Liverpool – Leipzig në Ligën e Kampionëve luhet në të njëjtin stadium

151

Skuadra gjermane, Leipzig ka pritur në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve, Liverpoolin në stadiumin e Hungarisë, “Puscas Arena”, pasi shteti gjerman nuk autorizonte hyrjen e futbollistëve anglezë brenda territorit.

Sot UEFA miratoi sërish stadiumin “Puscas Arena” të Budapestit për të pritur ndeshjen e kthimit Liverpool-Leipzig, duke qenë se rregullat e pandemisë detyrojnë futbollistët e Leipzig të qëndrojnë dy javë në karantinë, nëse udhëtojnë drejt Anglisë

Kjo është hera e parë në histori të Ligës së Kampionëve që ndeshje a pare dhe ajo e kthimit të zhvillohet në të njejtin stadium, por kjo vjen për shkak të pandemisë Covid-19.

Kujtojmë se ndeshja e parë u mbyll në 0:2 në të mire të Liverpoolit.