Për pesë vite kundërshtarë, tani duhen si bashkëlojtarë (FOTO LAJM)

SC Gjilani është njëra nga skuadrat qa ka bërë një revolucion tejet të madh gjatë afatit kalimtar të verës, duke arritur të afrojë shumë futbollistë nga Kategoria Superiore, shkruan Gazetasheshi.com.

Ndër ta janë edhe mbrojtësi Ylli Shameti dhe sulmuesi Tomislav Busiç. Kjo dyshe kanë qenë kundërshtarë për plot pesë vite në Kategorinë Superiore me skuadra të ndryshme, ndërkohë që tashmë janë bashkuar te Gjilani.

Shameti dhe Busiç kanë shoqëri tejet të mirë dhe kjo vërehet edhe në seancat stërvitore të ‘kuqebardhëve’.

Së fundmi Busiç ka publikuar një imazh në llogarinë e tij së bashku me Shametin, teksa ka shkruar:

“Pas pesë vitesh luftë ndërmjet vete, tani fillon dashuria”.


Shameti pritet të jetë një përforcim i nevojshëm për ‘kuqebardhët’, me ç’rast e kishte humbur pjesën e parë të kampionatit për shkak të lëndimit.

Ndërkohë, Busiç është treguar ‘vrasës’ serik para portës, duke realizuar 9 gola në stinorin vjeshtor dhe tashmë tre gola në kontrolluese.

/Gazeta Sheshi/