Për 17 vite, Kosova eksportoi në Evropë 25 futbollistë

151

Futbolli i Kosovës edhe pse ndodhet në izolim të thellë, ka arritur që të prodhojë futbollistë të cilët kanë bërë emër në Evropë e gjetiu.

Mirëpo, numri i atyre që kanë arritur të firmosin kontrata profesionale nga Kosovë në liga të Evropës, lë shumë të dëshiruar.

Gazetaolle.com e ka nxjerrë një listë me emrat e futbollistëve të cilët kanë arritur që nga ‘lloçi’ dhe ‘arat’ e Kosovës, të bëjnë karrierë në Evropë.

Lista është nxjerrë duke u bazuar në 17-vitet e pasluftës.

Duke u bazuar në këtë listë, mund të thuhet se Kosova për një vit nuk prodhon më shumë se 1.5 lojtar në vit për Evropë.

Në listën e mëposhtme nuk janë përfshirë lojtarët që nuk kanë nënshkruar kontrata profesionale në ligat elitare apo ata që pas martesave, kanë arritur që të luajnë në liga të ulëta.

Lista

Armend Dallku, Debatik Curri, Ahmed Januzi, Shpëtim Hasani, Shqipron Skeraj, Etrit Berisha, Fatos Beqiraj, Kristian Nushi, Alban Dragusha, Liridon Leci, Xhevdet Llumnica, Vedat Muriqi, Enis Gavazaj, Eros Grezda, Milot Rashica, Bernard Berisha, Amir Rrahmani, Rron Broja, Yll Hoxha, Ilir Berisha, Visar Berisha, Ymer Xhaferi, Isuf Llumnica, Gjergj Bushaj, Arlind Basha.