Pepe-Real Madrid, vendim i madh

153

Pepe do ta rinovojë kontratën e tij edhe për dy vite me Real Madridin.

Klubi nga “Santiago Bernabeu” është shumë i kënaqur me paraqitjet e portugezit dhe do t’i ofrojë vazhdimin e kontratës edhe për dy vite.

Sipas mediave spanjolle, Pepe do të rinovojë sepse është shumë i lumtur në Madrid dhe dëshiron që ta mbyllë karrierën te “Los Blancos”.

Ai ka qenë ndër futbollistët kryesor ekipit të Zinedine Zidane në triumfin në Ligën e Kampionëve edicionin e kaluar.