Pepe në Premierligë te kjo skuadër (FOTO)

Pepe sic duket në fund të sezonit do të përshëndetet nga Real Madridi.

Mbrojtësi i kombëtares portugeze, sipas raporteve të fundit ka arritur marrëveshje personale me klubin e Chelseat dhe në fund të këtij sezoni do të transferohet si lojtar i lirë.

Pepe ishte afër që gjatë janarit të largohet nga “Santiago Bernabeu” për t’u transferuar në Kinë, por ai vendosi të qëndroj deri në fund të sezonit.

34-vjeçari ka zhvilluar afro 260 paraqitje me madrilenët duke fituar tituj të rëndësishme, ai ka shënuar 17 gola, ndërsa ishte pjesë e Portos, Martimos.