Pepe: “Na thanë që do na shënonin 4 apo 5 gola”

Pepe ishte lojtari më i impulsiv në deklaratat e tij pas ndeshjes: “Na thanë që do na shënonin 4 apo 5 gola. Me 10 lojtarë kemi treguar sakrificë, dukej e pamundur por kjo fitore shkon për të gjithë tifozët”.

Ngrit moralin e Real Madridit: “Shpresojmë që të kemi fat në Champions dhe të arrijmë në finale”.

Një triumf me dedikim: “Fitorja shkon për tifozët. Na kanë thënë shumë gjëra; që nuk kemi kualitet, që Cristiano nuk shënon. Gjithçka është e padrejtë”.

Pepe shfaq ambiciet e tij: “Luftojmë për tifozët tanë. Jemi me këmbë në tokë. Me përulësi, La Liga është e mundur”.