Pep Guardiola ëndërronte ta drejtonte Arsenal-in

81

Publicisti i njohur britanik Piers Morgan ka theksuar për Daily Mirror, faktin se Pep Guardiola dëshironte që ta drejtonte Arsenal-in, e jo Manchester City-n, me të cilën skuadër ka nënshkruar kontratë tre vjeçare.

Tekniku spanjoll që aktualisht drejton skuadrën gjermane Bayern Mynih, kishte bërë planet e tij tek revolveristët, duke synuar ta merrte me vete legjendën e këtij klubit Thierry Henry-n si ndihmës i tij, përcjell lajmin Gazeta Sheshi.

Pep Guardiola kishte patur edhe planin e tij afatgjatë për të zëvendësuar francezin Arsene Wenger, që e udhëheq klubin londinez që nga viti 1996.

Mirëpo, mungesa e vullnetit të drejtuesve të klubit për ti dhënë fund bashkëpunimit me trajnerin francez, ka sjellur edhe vendimin e papritur të Pep, që të nënshkruante me Manchester City-n.