Pep dhe Mourinho bashkohen në ishull

109

Emërimi i Pep Guardiolas, në krye të shtabit teknik tek skuadra e Manchester City-t, mund të sjellë në anën tjetër të qytetit, rivalin e përbetuar të tij, portugezin Jose Mourinho, që pritet të marrë drejtimin e Manchester United.

Siç ka raportuar e përditshmja britanike “Daily Mail”, drejtori sportiv i djajve Ed Hoodward, ka nisur kontaktet e para me Jorge Mendes, menaxherin e trajnerit portugez, për ta zëvendësuar Luis van Gaalin, në postin e trajnerit të Manchester United.

Rivaliteti i ashpër që kishte mbretëruar në kampionatin spanjoll, gjatë kohës, kur Mou drejtonte Real Madridin e Pep drejtonte Barcelonës, mund të zhvendoset në ishull.

Derisa gurët e parë kanë lëvizuar me emërimin e Guardiolas tek citizens, tani vetë pritet firma e Mourinhos tek United.