Pensionohet kapiteni i Anglisë, Wayne Rooney

147

Top-golashënuesi i Anglisë, Wayne Rooney, do të pensionohet nga futbolli ndërkombëtar pas Botërorit Rusia 2018. Sulmuesi i Manchester United po fliste para mediave për herë të parë që kur menaxheri i ri i Anglisë, Sam Allardyce, konfirmoi se do ta mbajë 30 vjeçarin sërish kapiten.

“Pas Rusisë, ndjej se është koha t’i them lamtumirë futbollit ndërkombëtar”, ka thënë Rooney, i cili ka shënuar 53 gola në paraqitjet për Anglinë, transmeton Koha.net. “E kam vendosur. Por, janë edhe dy vjet në pyetje”, theksoi ai. “Kam pasur karrierë fantastike ndërkombëtare deri më tani. E kam shijuar çdo moment”, shtoi Rooney.

Nëse kapiteni luan në kualifikimet e Botërorit të dielën kundër Sllovakisë, ai do të thyejë rekordin e David Beckhamit si lojtari që ka mbajtur më së gjati shiritin e kapitenit të Anglisë.