Penalltia në fund të ndeshjes shpëton Milanin nga humbja

127

Skuadra e Milanit ka barazuar 1 me 1 në xhiron e 25-të të Serie A.

‘Kuqezinjtë’ barazuan 1 me 1 ndaj Udineses.Ishte penalltia në fund të ndeshjes, që ia dha një pikë të artë ekipit të Stefano Pioli. Penalltinë në gol e shndërroi Kessie.

Golin për ekipin mysafir e shënoi Becao në minutën e 69’të.

Me këtë pikë, Milan mban gjallë shpresat për titull – me 53 pikë, tri më pak se lideri Inter (që ka një ndeshje më pak)

/Gazeta Sheshi/