Pellegrini mund të shkarkohet para fundit të sezonit

93

Sipas informacioneve të fundit që vijnë nga ishulli, saktësisht tabloidit Daily Star, bëhet e ditur se drejtuesit e Manchester City-t mund ti japin fund para kohës bashkëpunimin me trajnerin kilian Manuel Pellegrini, transmeton Gazeta Sheshi.

Shkak për këtë ndërprerje të parakohshme të kontratës janë bërë rezultatet katastrofale të citizens javëve të fundit, me ç’rast lerë që kanë mbetur prapa në luftën për titullin kampion, mirëpo edhe rrezikojnë pjesëmarrjen në Champions.

Muaj më parë “qytetarët” kanë zyrtarizuar ardhjen e strategut spanjoll Pep Guardiola për sezonin tjetër, mirëpo gjërat mund të përkeqësohen nëse nuk arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve, duke i sjellur telashe ish-teknikut të Barcelonës ende pa e marrë mirë postin.

/Gazeta Sheshi/