Peja e ka nisur mbarë në Ligën Unike, pejanët e kanë mposhtur Vllazninë

120

Peja e ka nisur mbarë në Ligën Unike, teksa në çerekfinale e ka mposhtur Vllazninë, shkruan Gazetasheshi.com

Pejanët në palestrën “Mizahir Isma”, në Rahovec, ka triumfuar me rezultat 90:73 ndaj Vllaznisë

Çereku i parë nisi mirë për shkodranët ku edhe në fund e fituan atë 17:16. Ndërsa i dyti ishte i rezervuar për pejanët ku nga çdo pozitë ishin të pandalshëm, duke triumfuar 17:26, në semafor rezultati pas pjesës së parë tregonte 34:42 në favor të pejanëve

Franksioni i tretë ishe me i baraspeshuar, por që në rezultat ishte në favor te Pejës, duke e fituar atë me rezltat 19:23. Çereku i katërt për të besuarit e Radoviçit ishte ende me e thjeshtë, pasi shkodranët vetëm se ishin të dorëzuar, madje tekniku malazez në këtë franksion iu dha hapësirë edhe lojtarëve të rinj. Peja çerekun e fundit e përmbylli me rezultat 20:25

Në këtë takim më i dalluari për Pejën ishte Dardan Berisha me 26 pikë, i ndihmuar nga Brandom Walters me 23 sosh dhe 15 kërcime

Peja pas kësaj fitore është kualfikuar në gjysmëfinale, ku aty e pret Rahoveci. Ndeshja në mes shqiponjave dhe vreshtarëve do të luhet në Durrës

/Gazeta Sheshi/