PDK: Me djegie të veturave po duan të na frikësojnë

83

Djegia e veturës së shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, përbën një veprim kriminal, thuhet në reagimin e PDK’së.

“Ky veprim, vazhdimësi e sulmeve të kësaj natyre që tash e disa kohë po ndodhin në Kosovë, ka qëllime të qarta të frikësimit politik dhe krijimit të pasigurisë në mesin e qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

Partia Demokratike e Kosovës kërkon nga institucionet përkatëse të ligjit që të veprojnë me vendosmëri në zbardhjen e këtij rasti dhe të gjitha rasteve të tjera dhe kryesit e tyre t’i sjellin para drejtësisë, transmeton Koha.net.

“Dhuna, kërcënimet dhe frikësimi janë metoda antidemokratike, anarkiste dhe si të tilla krejtësisht të papranueshme për institucionet dhe qytetarët. Kosova është shtet demokratik dhe ligjor, dhe vetëm përmes proceseve demokratike dhe respektimit të ligjit mund të arrihen qëllimet politike. Kush mendon të kundërtën do të zhgënjehet”, përfundon reagimi i PDK’së e cila bashkëqeverisë me LDK’në.