Paul Pogba zgjedh skuadrën e re

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba dëshiron të kthehet te Juventus, dhe klubi është në kontakte të vazhdueshme me lojtarin sipas mediave italiane.

Lajmi publikohet nga Tuttosport duke dhënë edhe detaje.

Sipas raportimeve 26-vjeçari francez, që ka kontratë me Djajtë e Kuq deri në vitin 2021, ka folur me agjentin e tij, Mino Raiola, në mënyrë që të vazhdojë diskutimet me Bianconerët për një ribashkim të mundshëm.

Deri më tani në këtë sezon, Pogba ka bërë vetëm tetë paraqitje në të gjitha garat, duke dhënë dy asistime në atë kohë.

Ai ka vuajtur nga një sërë problemesh dhe lëndimesh, sidomos në kyçin e këmbës, duke e lënë jashtë për shumë ndeshje.

Pogba sa ishte te Juve kishte bërë 178 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 34 gola dhe duke siguruar 40 asistime në atë kohë.

Ai ka mbetur i preferuari i tifozëve edhe pse u largua, por që nga atëherë ka qenë i lidhur me një rikthim në Torino.