Pato te skuadra e madhe spanjolle

330

Villarreal kanë identifikuar Alexandre Paton si sulmuesin që mund të nënshkruajnë pasi ai plotëson kriteret për nëndetësen e verdhë.

Sulmuesi brazilian, i cili përfundoi sezonin e kaluar në huazim te Chelsea, por është në pronësi të Corinthians thuhet se ka kapur vëmendjen e Villarrealit.

Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle AS, skuadra spanjolle kërkojnë një sulmues me emër të madh për të forcuar sulmin e tyre.

Villarreal mendon të provoj Paton dhe do të ofrojë atij një litar shpëtimi të karrierës siç bënë me Roberto Soldado një vit më parë, kur ata shpëtuan ish sulmuesin e Valencias nga një kohë e pakënaqur në Tottenham Hotspur.

Shpejtësia dhe lëvizjet e Patos përputhen me atributet që kërkohen nga trajneri Marcelino dhe negociatat për 26-vjeçarin ka qenë në vazhdim e sipër për disa javë.