Pato merr 200 mijë funte në javë, pavarësisht se nuk luan asnjë minutë

138

Nëse dëshironi të fitoni para pa punuar, atëherë skuadra e Chelseas do ju bëjë një ofertë të mirë. Siç ka raportuar tabloidi britanik “The Sun”, sulmuesi i ardhur në merkaton e janarit Alexandre Pato, merr hiç më pak se 200 mijë funta në javë, megjithëse ende nuk ka debutuar, transmeton Gazeta Sheshi.

Për këtë arsye skuadra londineze ka kërkuar të ndërpritet menjëherë marrëveshja me skuadrën braziliane Corinthias, e vlefshme për ta mbajtur gjashtë muaj në huazim brazilianin tek blutë.

Kështu siç po shkojnë gjërat është pak e besueshme ta shohim Paton sërish brenda tapetit jeshil.

/Gazeta Sheshi/