Patë apo lepur? Iluzioni optik i vjetër 100 vjet i cili tregon sa kreativ jeni

279

Cka po shihni? Lepur? Patë?

Kanë kaluar mbi 100 vjet prej kur është vizatuar kjo figurë, dhe, kur është shpërndarë në mediat sociale, ka nxitur reagim të madh.

Disa e shohin lepurin ndërsa të tjerë patën. Po ju, a jeni në gjendje që t’i shihni të dyja?

Ajo që shihni (dhe sa shpejt e shihni) tregon se sa shpejt ju punon truri – si dhe sa kreativ jeni.

Vizatimi patë-lepur është shfrytëzuar për herë të parë nga psikologu amerikan, Joseph Jastrow, në vitin 1899 për të vërtetuar se perceptimi nuk është thjesht ajo që shihni por është gjithashtu edhe një aktivitet mendor.

Hulumtimi i tij është bazuar në atë se sa shpejt dikush mund të shohë kafshën e dytë në vizatim, si dhe sa shpejt mund ta ndryshojnë perceptimin e vizatimit ndërmjet dy kafshëve – nga pata në lepur.

Sa më shpejt që ju mund ta bëni këtë, aq më shpejt punon truri juaj dhe aq më kreativ jeni, sugjeron hulumtimi.