Pastroni veshkat në mënyrë natyrale

172

Pastrimi i veshkave është i domosdoshëm për mirëmbajtje të shëndetit. Kjo për shkak se për një kohë të gjatë veshkat mbledhin toksina, kripë, si dhe zall e guralecë të vegjël.

Që të mos kemi probleme duhet të bëhet pastrimi i veshkave.

Për të pasur veshka të shëndetshme marrim një grusht me majdanoz të larë, e presim në copëza më të mëdha, vendosim në enë dhe hedhim ujë përmbi (aq sa të mbulojmë fletët).

Pastaj e vendosim në shporet të zihet për 10 minuta. E largojme nga shporeti dhe e leme të ftohet (me kapak). Pasi të ftohet kullohet dhe vendoset në frigorifer. Pihet e ftohtë, një herë në ditë nga një gotë.