Pastrimi i dhëmbëve me fill dentar mund të jetë i pavlerë. Ja studimi i ri [VIDEO]

234

Siç dihet proçesi i pastrimit të dhëmbëve rregullisht me fill dentar largon gurëzat dhe papastërtitë qe krijojnë karies. Megjithatë jo të gjithë dentistët pajtohen me këtë. Së fundmi një studim i Shëndetit publik në Angli ka dalë në konkluzionin që nuk ka diferencë të madhe pastrimi i gojës me fill dentar nga ai me furçë. Një pohim i njëjte është bërë edhe në 2014-ën nga Federata Europiane e Peridontologjisë.

Edhe për shpërlarjen e gojes me vaj arre kokosi nuk ka të dhëna shkencore që ky lloj vaji bën pastrimin e bakterieve të gojës si dhe zbardhjen e dhëmbëve. Dentistët janë skeptikë edhe për këtë metodë. Pra asnjë zëvendësim për larjen e dhëmbëve me furçë deri më tani. Edhe një sekret I fundit; furça duhet mbajtur në kënd 45 grade siç shpjegon edhe video më poshte: