Pasi pozoi tërësisht nudo, gruaja e Icardit ‘ndez’ sërish rrjetin (FOTO)

Gruaja e Mauro Icardit, dhe njëkohësisht agjentja, Wanda Nara, ka ndezur sërish rrjetin me imazhe provokuese.

32-vjeçarja, që me profesion është edhe prezentuese televizive e modele, javën e kaluar theu tabutë duke pozuar tërësisht nudo.

Kësaj radhe ajo ka postuar një tjetër foto provokuese nga studio e emisionit ‘Tiki Taka’, ku i ftuar ishte edhe portugezi, Jose Mourinho.

Sigurisht se komentet, të cilat kryesisht janë pozitive dhe komplimente, nuk munguan.

Kujtojmë se sa ishin në Itali, kohët e fundit Wanda dhe bashkëshorti i saj u sulmuan nga tifozët e Interit, derisa duket se tashmë po e shijojnë një jetë më të qetë në Paris.