Pas vëllezërve Xhaka e Boateng, edhe vëllezërit Jashanica sfidojnë njeri-tjetrin

Vëllezërit Xhaka e vëllezërit Boateng, nuk janë të vetmit që jo rrallëherë janë sfiduar njeri me tjetrin.

Një sfidë e tillë këtë fundjave vjen edhe në futbollin e Kosovës. Liga e Parë që tashmë ka hyrë në fazën më të nxehtë, përkatësisht ndeshja mes Fushës Kosovës dhe Dukagjinit, takim ky që luhet të shtunën pasdite, sjell përballjen e vëllezërve Jashanica.

Shkëlzen Jashanica, i cili prej vitesh vesh fanellën e Fushë Kosovës, do të sfidojë vëllaun Labinotin, i cili këtë sezon është pjesë e KF Dukagjinit në formë huazimi nga Feronikeli.

Shkëlzen Jashanica i njohur si “Xeni”, për Sporti24.com, ka thënë se përballja me vellaun, do të jetë ndeshje e veçantë në karrierën e tij si futbollist. Ai ka një porosi për Labi, derisa thotë se tre pikëshin e arkëton Fushë Kosova.

“Ecurinë e mirë të rezultateve qe kemi arritur në këto katër javët e para të Kampionatit, na e kanë lakmi shumica e ekipeve në futbollin Kosovar, 3 Fitore dhe se fundmi një barazim në Ferizaj. Këto rezultate nuk janë rastësi, por vijnë si pasojë e ekipës me shumë përvojë dhe të komponuar shumë mirë, duke ja shtuar kësaj edhe punën e mirë që po bëhet”, ka thënë Xeni.

“Ndeshja e radhës kundër KF Dukagjinit është e veçantë për mua sepse do të përballem kundër vëllaut tim te vogël (Labit ), të cilit i uroj shume suksese, por pikët për këtë ndeshje mbesin në Fushë Kosovë”, tha ai.

Të veçantë ndeshjen Fushë Kosova-Dukagjinit e mendon edhe vëllau i Xenit, Labinot Jashanica. Ai pohon se është ambientuar mirë tek Dukagjini, derisa thekson se sfidën me vellaun e tij do të jetë emocionuese, shkruan Sporti24.com.

“Qysh para fillimit te stinorit pranveror, kam ardhur në Klubin e Futbollit Dukagjini nga Klina i huazuar nga Feronikeli. Jam ambientuar shumë shpejt, ku mikpritja ka qenë e shkëlqyer dhe përkrahja është maksimale për të cilën gjë u jam mirënjohës dhe shumë falënderues”, ka thënë Labinot Jashanica.

“Ndeshja e radhës është shumë e veçantë dhe shumë emocionale për mua , për faktin se do të përballem me ekipen më të cilën kam filluar të luaj futboll, si dhe përballja me ish-bashkëlojtaret që është diçka e re për mua. Por edhe më e veçanta është që do të ballafaqohem për herë te parë kundër vëllaut tim te madh”, ka përfunduar 20 vjeçari, të cilin e pret një e ardhme e ndritshme.

Kujtojmë se Labinot Jashanica ka qenë edhe pjesë përfaqësues së Kosovës U19.

Image result for labinot jashanica feronikeli