Pas përmbysjes së Juventusit fshihet… Nedved

164

Më 23 tetor të 2015- ës Pavel Nedved u emërua zyrtarisht zëvendëspresident i Juventusit. Ngritja në detyrë (në fillim ishte anëtar i këshillimit administrues) nuk ishte e rastësishme dhe nuk u bë për shkak të së shkruarës së lavdishme të çekut në ekip. Drejtuesit e “Zonjës” vunë re se 53- vjeçari ishte gati për një rol protagonisti në shoqëri.

Rastësi? Për skeptikët mund të bëhet fjalë për një rastësi, por rrjedha e ngjarjeve tregon të kundërtën. Që prej momentit që Nedved mori postin e ri në shoqëri, Juventusi ndryshoi hapin në fushë. Për të qenë korrekt, çekut iu deshën 15 ditë që të ndërronte fatet e sezonit të Juves, pasi gjatë dy javëve të para të rolit të ri të tij, skuadra pësoi edhe një humbje (përballë Sasuolos).

Karizmatik Që është një personazh i adhuruar nga të gjithë, kjo dihej. Përpara çdo takimi tifozët e thërrasin poshtë anësores së tyre për të thirrur të gjithë së bashku britmën e fitores. Dhe Nedved nuk mungon në asnjë “takim”. Ai përpara çdo ndeshjeje është aty përballë tifozëve të vet. Me dorën në zemër, duke përshëndetur ultrasit dhe duke u treguar skuadrën që stërvitet (është “riti” i çdo prag sfide, si për të thënë “vazhdoni mbështesni djemtë”). Prezenca e tij ekzalton edhe tani të gjithë ambientin. Por, përveç detyrave në zyrë dhe ritit me tifozët, ai kryen edhe një tjetër rol. Në çdo fund dite, pasi ndjek stërvitjen e Alegrit me lojtarët, shkon te Marota për t’i raportuar se çfarë ndodh. Dhe pothuajse çdo mbrëmje Nedved bën mbledhje me Paratiçin dhe Marotën.

Shoqëri moderne Me emërimin e Nedvedit në atë rol, Juventusi tashmë është kthyer në një shoqëri moderne. Andrea Anjeli ka menduar që t’i besojë edhe role të tjera. Çeku, përveçse “lidh” skuadrën me shoqërinë, përfaqëson këtë të fundit edhe në UEFA.

Motivator Çeku, përveç ritit që bën me tifozët, kryen edhe një tjetër funksion gjatë ndeshjeve. Ai në pushimet mes pjesëve nuk heziton që të zbresë në dhomat e zhveshjes për të karikuar dhe motivuar lojtarët