Liria e ka përmbyllur me sukses fazën përgatitore dhjetë ditëshe në Durrës të Shqipërisë.
Seancat stërvitore u zhvilluan ashtu siç ishte paraparë nga trajneri italian, Vincenzo Anesse, shkruan Zëri.
Kështu, nga nesër, Liria vazhdon me stërvitjet e radhvs në stadiumin, “Përparim Thaqi” në Prizren.
Stinori pranveror për klubin prizrenas fillon në fundjavë, më 16 shkurt.