Pas pak fillon shitja e biletave Kosovë-Angli

Për pak çaste pritet të fillojë shitja e biletave për ndeshjen mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Anglisë.

Kosova do të udhëtojë drejt Plzenit për t’u takuar me Çekinë më 14 nëntor, kurse më 17 nëntor pret Anglinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Për këtë takim është njoftuar se shitja e biletave do të fillojë sot (e martë) nga ora 16:00.

Megjithatë, sajti i kompanisë që merret me shitjen e biletave të ndeshjeve të Kosovës, ‘tiks.app’ nuk është ende në funksion.

Rënia e ueb-sajtit “tiks.app” nga sistemi duket se ka ardhur si pasojë e kërkesave të larta.

/Gazeta Sheshi/