Pas ndarjes nga Blerimi, Erjona Sulejmani flet për lidhjen me presidentin e Inter

Modelja, Erjona Sulejmani, që pas ndarjes nga futbollisti shqiptar Blerim Xhemaili ka qenë në vëmendje të mediave për jetën e saj private. Pak javë më parë ajo bëri lëmsh gjithë rrjetin teksa e pyetur për presidentin e Interit, Steven Zhang, la të nënkuptohej se diçka po ndodhte mes tyre.

Mjaftoi kjo dhe në të gjitha mediat qarkulloi lajmi se mes saj dhe Steven kishte lindur një
histori dashurie. Megjithatë së fundmi Erjona ka sqaruar të gjithë situatën dhe ka hedhur
poshtë lajmet se mes saj dhe presidentit të Inter po ndodh diçka.

“Ta bëjmë të qartë një gjë: fakti se bëj tifo për Interin që kur isha 10 vjeçare, nuk do të thotë asgjë tjetër pos të jem tifozë e këtij klubit. Për të tjerat, nuk e di me të vërtetë se nga kanë rrjedhur ato lajme”, ka thënë Erjona duke i dhënë fund spekulimeve.