Pas konventave, Klinton kalon Trumpin me 7 pikë

120

Kandidatja demokrate për zgjedhjet në SHBA, Hillary Klinton, e shfrytëzoi në mënyrë të përkryer periudhën pas nominimit në konventën demokrate duke arritur të kryejë një kthesë në sondazhe dhe duke kaluar me shtatë pikë rivalin e saj republikan, Donald Trump, sipas një sondazhi të CBS-së të publikuar sot.

Në përfundim të konventës republikane, që u zhvillua menjëherë pas asaj demokrate, Trump dhe Klinton ishin shumë pranë në sondazhe, ku edhe miliarderi arriti të përfitojë sa më mirë nga mbulimi mediatik që konventat marrin dhe që përpiqen t’i nxjerrin kandidatët në formën e tyre më të mirë.

Sipas shifrave të publikuara sot, 46 për qind e personave të pyetur pohuan se do të votojnë për kandidaten demokrate kundrejt 39 për qind që preferojnë atë republikan gjatë presidencialeve të 8 nëntorit.