Pas Hysaj edhe Mavraj mungon ndaj Luksemburgut

97

Lajme jo të mira për trajnerin e Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi. Në prag të miqësores me Luksemburgun, trajneri, pas Elseid Hysaj-t nuk do të ketë në dispozicion as shërbimet e Mërgim Mavraj-t. Mbrojtësi ka pësuar një tërheqje muskulare, dhe në këtë mënyrë nuk mund të luajë nesër në miqësoren e dytë të Kuqezinjve.

Siç mësohet, Mavraj do të bëjë një rezonancë magnetike në Luksemburg për të parë shkallën e dëmtimit dhe për të përcaktuar kohën e riaftësimit. Kështu De Biasi do të ndryshojë pothuajse gjithçka në formacionin që do të përdorë ditën e Martë në “Josy Barthel”. Përkrahë Lorik Canës, 59-vjeçari do te aktivizojë Arlind Ajetin.