Pas dy vite e gjysmë në koma, talenti merr lajmin e keq nga Ajaxi

Klubi i Ajaxit të Amsterdamit i ka ndërprerë kontratën Abdelhak Nourit, shkaku i krizës së krijuar pas përhapjes së koronavirusit.

Mesfushori 22-vjeçar ndodhej prej dy vite e gjysmë në koma, shkaku i një përplasje që kishte marrë gjatë një ndeshje të Ajaxit në vitin 2017.

Lojtari është kthyer në shtëpi, dhe për të po përkujdeset vëllai i tij, Abderrahim, raporton Gazeta Olle.

Sipas Telegraaf të Holandës, shëndeti i tij është duke u përmirësuar.