Pas barazimit me Swansean, Conte merr një lajm të tmerrshëm (FOTO)

234

Lajm shumë i keq për Antonio Conten, pas barazimit të Chelseat 2:2 me Swansean.

Kapiteni i skuadrës, John Terry, e ka pësuar një lëndim jo të vogël në ndeshjen e djeshme.

Ai u largua nga stadiumi me paterica, ndërsa sipas mediave angleze do të mungojë në sfidën e së premtes kundër Liverpoolit, përcjellë “Lajmi.net”.

I pyetur për Terryn në konferencën për shtyp pas takimit, Conte tha që nuk frikësohet, pasi që sipas tij Terry është një luftëtar i madh.